Drejtoi makinën drejt spitalit por shkaktoi aksident! Autorët e atentatit në Lundër ishin fshehur buzë …

Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati me 4 të plagosur në Lundër, Tiranë.

Sipas burimeve paraprake, autorët e atentatit kanë qenë fillimisht të pozicionuar në ane te rrugës dhe kanë ndjekur automjetin në të cilin ndodhej Stafa së bashku me 3 përsonat e tjerë . Në një moment të caktuar, ata kanë hapur zjarr në drejtim të tyre.

Pas të shtënave, Stafa ka tentuar të drejtojë automjetin drejt spitalit, por ka humbur ndjenjat gjatë rrugës, duke shkaktuar një aksident. Ndërkohë, autorët janë larguar nga vendngjarja dhe kanë djegur mjetin e përdorur për atentatin, në përpjekje për të zhdukur çdo gjurmë.