“Pushteti i Thashethemeve” dhe Lulzim Basha!


Nga Ermal Peçi!

Shoqëria e sotme nuk është më shoqëria displinore e Foucault-së, por si çdo element tjetër social dhe ajo ka përjetuar procesin e vet transformues.
Pra në shekullin e 21 ne nuk kemi më një shoqëri disiplinore por një shoqëri të arritjeve, e cila nënkupton se qytetarët nuk janë më subjekt i bindjes, por i arritjeve.

Por që njeriu të arrijë në këtë proces të performancës do të duhet të lëvizin shumë mekanizma ekonomikë dhe një nga armët më të fuqishme është media. Transformim që e ka përjetuar bota e zhvilluar, por le të kthejmë sytë në këtë vendin tonë të vogël, i cili quhet Shqipëri.
Ishte viti 2021 kur SHBA-të vendosën sanksione kundër Berishës, ishte pikërisht ajo ditë që ka filluar të diskutohet për gjeopolitikë në vendin tonë.

E habitshme se si politikën në vende si ne, e kthejnë në pushtetin e thashethemeve. Më the, të thashë, etj biseda, të cilat shpeshherë të zënë frymën dhe mendjen për të kuptuar realisht se çfarë po ndodh në këtë mejhanen tonë. Politika do të duhet të jetë iniciuese e shumë faktorëve ekonomikë apo e platformave orientuese, por këtu, në vendin tonë ka zënë vend të parë “Pushteti i Thashethemeve”.

Makineri, e cila më shumë se gjithçka ka goditur një person, i cili ka dhe peshën e fajeve të veta, por jo deri në këtë pikë. “Pushteti i Thashethemeve” është ngritur i gjithi mbi Lulzim Bashën. Njëherë e nxjerrin peng të Ramës, njëherë si njeriu i cili bashkëpunon me Ramën, i shitur i blerë a thua se opozita doli në shitje në tregun çam dhe blihet sipas qejfit. Janë ngritur mekanizma për të prodhuar një figurë qesharake, të paaftë, i cili ishte aty vetëm se donte Berisha.

Në mejhanet mediatike politike flitet për folklorizma se si Basha preu në besë Berishën, se si donte të nxirrte babain nga shtëpia. Gojëdhënia, të cilat na largojnë aq shumë nga perëndimi dhe institucionet sa do të na duhen dylbi për të parë çfarë po ndodh realisht. Është ngritur i gjithë ky mekanizën për të ngritur në sytë e publikut një figurë qesharake, të pabesë, por ajo që askush nuk thotë është se ky i paafti është garanci për ndërkombëtarët në këtë parti.

Kjo është ajo që askush nuk e thotë, që Lulzim Basha është e vetmja garanci dhe lidhje me SHBA-të dhe partnerët tanë strategjik. Këtu janë pikëpyetje të tjera që një mendje e ftohtë larg thashethemeve politike, mendon: Si ka mundësi që ky individ është e vetmja garanci për të huajt?

Si ka mundësi që partnerët tanë strategjikë kanë zgjedhur pikërisht Lulzim Bashën? Këtyre pyetjeve do të duhet kohë për t`ju dhënë përgjigje, por e sigurt që ka të bëjë më shumë me aftësitë e tij sesa me “Pushtetin e Thashethemeve” që është ngritur mbi të.

Ditën e martë Partia Demokratike do të ketë mbledhjen e kryesisë, ku me shumë mundësi do të kalojë në filtër çdo qelizë e partisë përmes një operacioni kapilar. Do të duhet të reflektojë mbi vlerat e djathta në atë parti dhe një rishikim të aftësive dhe për të nisur një proces për të gjetur elementët, të cilët kanë narrativë politike dhe kostum politik. Kjo do të jetë e vetmja mundësi që ajo parti të reflektojë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e saj.

Lidershipi i saj do të ketë në dorë se të ardhmen e saj o do ta hapi që të zhvilloj garën ose do e lëj një celul politike. Koha do të tregoj më shumë se analizat tona politike se çfarë do të ndodh me Partia Demokratike, sot më shumë se kurrë kjo parri ka nevojë për njërëz politik, kuranjoz e të pa cënueshëm që të eci përpara me koncepte politike të forta. Kjo parti ka nevojë të bëhet gjithëpërfshirëse për shqiptarët që të vazhdoj rrugëtimin e saj.