Fushata për votën e 11 MAJIT/ Qëllim i njëjtë, shumëçka dhe asgjë …
Sprinti drejt zgjedhjeve të 11 majit ka hyrë në metrat e fundit.
Një fushatë që deri më tani ka dhuruar shumëçka dhe asgjë. Të njëjtat fytyra në krye të partive tradicionale, e si zakonisht duke premtuar shumë.
E njëjta gjuhë e tyre në tubime dhe ekrane, e ku fokus është demaskimi i rivalëve, pasi vetë, vetë janë të kulluarit e shekullit të 21. Por, sapo ngjiten në poltronin e pushtetit, bëjnë vetëm një vrimë në ujë. I njëjti fjalor, e njëjta mungesë e etikës që nuk lejon bisedën normale dhe debatin me thelb.
Kopje të fushatave të mëparshme. Rama me gjuhën denigruese, me ekravagancat skenike, me maninë për t’u sjellë si i bukuri i grave, me sindromën që gjithçka ka ndodhur falë tij, sikur para tij nuk ka ngulur kush një gozhdë në Shqipëri.
Berisha në krahun tjetër premton rritje të pagave në një Shqipëri që nuk vuan vetëm ekonomikisht, por dhe shpirtërisht. Kryedemokrati e “lufton” kryeministrin tashmë rekordmen të jetëgjatësisë në pushtet njëlloj si në mandatin e parë, me të njëjtat fjalë dhe terma, me të njëjtën … histeri.
Fushata e zgjedhjeve të 11 majit mund të cilësohet dhe si ajo e memeve, video-selfie dhe spoteve komshi me turpin.
Vijon ….