“Kush jam unë për të gjykuar?” Lamtumirë Papa Francesku!
Nga: Klaudia Hasanllari
Papa Françesku, i njohur për frymën progresiste, dhe përgjigjen “Kush jam unë për të gjykuar?”, i dha lamtumirën botës këtë të hënë të bukur Pashke.
Të drejtosh Kishën Katolike, një udhëheqje jo vetëm fetare dhe spirituale, por një ndikim i fuqishëm në politikat dhe zhvillimet e botës, është një mision që çdokush e ka bërë në përputhje me misionin. E megjithatë, Papa Françesku tregoi se mënyra më e mirë për të drejtuar është me mirësi, përulësi dhe humanizëm.
Tregoi se ligji pa humanizëm është thjesht mizori. Një përkrahës i jashtëzakonshëm i tolerancës, faljes, Papa që i dha një dimesion tjetër Drejtësisë Sociale, mbështetjes të të dënuarve, mundësive të dyta, Papa që foli për riintegrimin, pranimin, gjithëpërfshirjen e migrantëve, të burgosurve dhe kategorive vulnerabël.
Ai, drejtuesi i Kishës më të madhe, pranoi me përulsi se ishte askush për të gjykuar. E zgjodhi të ikte me diell, për Pashkë.
Atëherë kush jemi ne që të gjykojmë?!
Lamtumirë Papë