PS fiton thellë në Cërrik, mbyllet numërimi me mbi 3500 vota diferencë nga PD

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë Cërrik, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me një rezultat bindës.

Sipas të dhënave zyrtare, PS ka grumbulluar 7021 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike, e cila ka marrë 3433 vota, me një diferencë prej më shumë se 3500 votash.

Forcë e tretë në këtë bashki është renditur koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i cili ka siguruar 724 vota.