Dosja “Partizani”, GJKKO kalon për gjykim Sali Berishën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kalon për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ku mes të akuzuarve janë Sali Berisha dhe dhëndëri i tij, Jamarbër Malltezi.

Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal. – Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta!

Akuzohet dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal. Fatmir Bektashi, ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’. Xhimi Begeja, Ortaku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’  akuzohet për ‘Pastrim Parash’. Andia Pustina Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k, Akuzohet për ‘Pastrim Parash’.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese  ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive nga SPAK në emër të Jamarbër Malltezit e Argita Berishës. Çifti i bashkëshortëve kërkonte heqjen e kësaj masa që është miratuar nga të gjitha shkallët e gjykimit, por Gjykata ka vendosur të mos e zbresë në seancë plenare shqyrtimin çështjen, duke lënë në sekustro 24 pasuri që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal.