Osmani me Stoltenberg: Nëse Serbia nuk përballet me sanksione, mund të cenojë sërish sigurinë


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg që të ndëshkohet Serbia për aktin e agresionit ndaj Kosovës, më 24 shtator në në Banjskë të Zveçanit.

Osmani pas takimit me Stoltenberg, tha se nëse Serbia nuk përballet me masa ndëshkuese, mund të cenojë sërish sigurinë në Kosovë dhe rajon.
Ajo i ka kërkuar Stoltenberg edhe të insistojë për tërheqjen e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u shpreh se personat përgjegjës për sulmin terrorist në veri duhet të dalin para drejtësisë. Ai theksoi nevojën që Forca e Sigurisë së Kosovës të marrë konfirmimin e NATO-s para se të ndërhyjë në veri, ndërsa shtoi se Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ka prioritet sigurinë në rajon ballkanik.
“Anëtarësimi i në programin partneriteti për paqe kërkon vota unanime nga të gjitha shtetet anëtarë dhe nevojitet vendimi i të gjithë aleatëve të NATO-s dhe nuk e di kur mund të merret një vendim i tillë”.