Kaosin e Rithemelimit, që sa vjen dhe bëhet më i dhunshëm në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi e quan një gabim. Teksa e quan këtë aksion të ri të opozitës për çështje personale, referuar masave të sigurisë ndaj Sali Berishës dhe arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, Shehu thotë se opozita po vetëkonsumohet duke u marrë me çështje personale që nuk u interesojnë shqiptarëve.
“Zgjidhjet politike nuk vijnë nga çështjet gjyqësore! Nëse Opozita, do të vetë konsumohet duke u marrë me çështje personale të cilat nuk u interesojnë shqiptarëve, gjykoj se bën gabim! Në të drejtë apo jo, persaonat në fjalë duhet ti dalin për zot vetes përndryshe biem të gjithë në grackën e Edi Ramës”, shkruan Shehi në facebook.
Check Also
I shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Sarandë
Arrestohet një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Policia …