Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, procedohet penalisht i riu në Klos


DVP Dibër/Vijonë kontrollet intensive në kuadër të “Sundimit të Ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë kontrolleve në qytetin Klosit, u godit një tjetër rast i veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit. Policia nis procedimin penal për pronarin e lokalit.

Arrestohet dhe një 21-vjeçar, në Dibër, i cili lëvizte me dorezë metalike.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G.H., 32 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i llotarive të palejuara”. 32-vjeçari, u kap në flagrancë nga forcat “Shqiponja”, teksa në lokalin e tij, po organizonte veprimtarinë e jashtëligjshme të lojrave të fatit.

-Në Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi B.D., 21 vjeç, banues në Dibër, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dorezë metalike (përforcues grushti).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.