“Noc Rrokun do marrësh”/ Rama-komentuesit për zgjedhjet: Mos e cysni se do ju dhëmbë 11 maji
- 10 April, 2025
Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish përmes rrjeteve sociale me qytetarët. Një prej ndjekësve i shkruajti në lidhje me zgjedhjet e 11 majit: “Noc Rrokun do marrësh”, por kreu i qeverisë nuk e la pa përgjigje.
“Ua kam thënë, mos e cysni Nocin se sa më shumë e cysni, aq më shumë do t’u dhëmbë 11 maji. Mos e cysni se do dilni shumë të trishtuar nga 11 maji, lëreni procesin të bëjë të vetën”, iu përgjigj Rama, duke i qëndruar retorikës së tij sfiduese ndaj kritikëve dhe opozitës.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ