E vërteta tronditëse që fshihet pas “Në kërkim të Nemos”: Çfarë nuk na tregoi kurrë Disney?
“Në kërkim të Nemos” rrëzohet nga biologjia: Nëse do të ishte i saktë shkencërisht, Marlin do të bëhej… mami i Nemos!
Filmi i dashur i animuar “Në kërkim të Nemos” ka emocionuar breza të tërë me historinë prekëse të një babai që përshkon oqeanin për të shpëtuar të birin. Por një zbulim biologjik po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ndryshuar përjetësisht mënyrën se si e shohim këtë film.
Sipas shkencës, peshqit-klloun, si Marlin dhe Nemo, nuk jetojnë si në film. Në botën reale të oqeanit, të gjithë peshqit klloun lindin meshkuj, dhe vetëm njëri në grup shndërrohet në femër dominante, që është e vetmja që riprodhohet.
Dhe kur kjo femër vdes – siç ndodh në skenën tragjike të fillimit të filmit – mashkulli dominues (në këtë rast Marlin), do të shndërrohej në femër, përmes një procesi të quajtur hermafroditizëm sekuencial. Më pas, ai do të zgjidhte një mashkull tjetër për çiftim… që mund të ishte edhe Nemo.
Ky fakt biologjik u bë viral pas një videoje të publikuar në Reddit, duke shkaktuar reagime tronditëse dhe qesharake. “Kjo është arsyeja e vërtetë pse Nemo iku – për të mos u çiftuar me mamanë e tij të re,” shkroi një komentues. Një tjetër shtoi me ironi: “Nuk do ta shoh më kurrë filmin me të njëjtët sy.”
Sipas National Library of Medicine, kjo ndërrim gjinie ndikohet nga niveli i kortizolit, hormoni i stresit. Kur femra vdes, stresi tek mashkulli dominues bie dhe nis procesi hormonal që e kthen në femër.
Një tjetër fakt i mahnitshëm: peshqit klloun jetojnë në simbiotë me anemonat e detit, duke përdorur tentakulat helmuese të tyre për mbrojtje, ndërsa ndihmojnë anemonat duke pastruar mbetjet e ushqimit.
Pra, ndonëse “Në kërkim të Nemos” mbetet një kryevepër emocionale për familjet në mbarë botën, e vërteta shkencore na kujton se jeta detare është më e çuditshme dhe më befasuese se çdo fantazi filmike.