“Goditëm grupin më të fuqishëm në vend”/ SPAK dhe agjensitë e huaja në konferencë: Ja si funksiononte “banda” ndërkombëtare e trafikut të drogës. “Selia” në Durrës
Nga Aida Topalli
52 urdhër arreste të lëshuara pas një hetimi disa vjeçar nga strukturat italiane, shqiptare, Eurojust, Europol dhe një sërë organesh të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare. 42 nga të cilat te akzekutuara brenda dhe jashtë territorit të vendit tonë. Numri më i lartë i urdhërave përfshin personazhe të njohur të botës së krimit në Shqipëri, apo thënë ndryshe, të një grupi të fuqishëm kriminal me bazë në qytetin e Durrësit. 29 shqiptarë me masën arrest me burg.
Ku ishte baza e grupit të drogës? Dumani: Në Durrës! Nuk japim të dhëna për të arrestuarit
Mes emrave të perfshirë, njëri duket se qendron në maje të “piramidës”, për nga hierarkia e botës së krimit. Bëhet fjalë për Ervis Doçin, apo i njohur ndryshe si Visi i Pojës. Nipi i Xhevdet Troplinit, një emër që pak i përmendet biografia dhe përfshirjet e tij në botën e krimit të organizuar në vend.
Hetimet kanë dokumentuar mbi 40 episode të trafikut të lëndëve narkotike, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 7 milionë euro. Përmes dekriptimit të komunikimeve në platformën SkyEÇ, është zbardhur skema e plotë e veprimtarisë kriminale.Kokaina dhe heroina janë dy lëndët kryesore që transportoheshin nga ky grup. Me një linjë transkontinentale, nga Shqipëria, Ballkani, Turqia e deri në Amerikën Latine.
Çfarë ndodhi mëngjesin e ditës së sotme në vendin tonë?
Qindra forca policore, agjentë në Byrosë Kombëetare të Hetimit, Prokurorë të SPAK, Antimafia Italiane, Eurojust dhe agjensi të tjera ligjzbatuese zbarkuan në një operacion të përbashkët të shtrirë në disa qytete të Shqipërisë, kryesisht në Durrës, aty ku mendohet të ketë edhe bazën kryesore kjo organizatë, më tej në Tiranë, Vlorë, Fier e Berat. Duke vënë në pranga disda persona, mes tyre pronarin e një agjensie transporti ndërkombëtar, një avokat, anëtare të grupit dhe duke shpallur në kërkim dhjetëra të tjerë.
Bëhet fjalë për:
Gertin Aliu
Adi Çoba
Ervis Deti
Agron Ganaj
Nuredin Kiptiu
Arsen Leskaj
Erigels Presi
Leonard Shakaj
Zenit Shtraza
Genci Telollari
Redi Tusha
Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)
Ekil Nderjaku
Indrit Tafili
Armand Tragaj (Avokat)
Ligor Çombashi, administrator i kompanisë së autobusëve të linjës Shqipëri- Itali, “Ligori Travel” .
Po ashtu të përfshirë janë edhe punonjës policie, mes tyre edhe nje zyrtar i lartë në Policinë Kufitare të Portit të Durrësit.
Konferencë e përbashkët për shtyp:
Në orën 11:30 minuta, në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, dolën në një konferemcë të përbashkët, kreu i SPAK, Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani, prokurori i çështjes, Vladimir Mara dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Dumani deklaroi se është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme në vend.
“Aktiviteti kriminal fillonte në Shqipëri”, Mara jep detaje: U sekuestruan 3 milonë Euro cash
Ku ishte baza e grupit të drogës? Dumani: Në Durrës! Nuk japim të dhëna për të arrestuarit
Nuk kaloi pa vemëndje ky megaoperacion edhe nga mediat italiane, të cilat i dhanë një fokus të veçantë kësaj lufte kundër krimit të organizuar, duke shpjeguar edhe të gjithë mënyrën e funksionimit të këtij grupi që u konsiderua nga hetuesit si një nga më të mëdhenjtë, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Skema/ “Grupi kriminal ia besonte paratë agjencive të transportit me autobus” – Prokurori italian: Paratë udhëtonin nga Italia në Shqipëri me letra kontabiliteti të shkruara me dorë
Një tjetër detaj është zbuluar nga autoritetet italiane lidhur me mënyrën se si funksiononte rrjeti i trafikut të drogës që vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjatë konferencës për shtyp, një nga prokurorët italianë që ka ndjekur hetimet për operacionin e koduar “URA”, tregoi sesi grupi kriminal transportonte para të mëdha nga Italia në Shqipëri, përmes agjencive të autobusëve.
Prokurori italian u shpreh:
“Sa i përket fluksit të parave kemi arritur bashkë të vëzhgojmë dhe të filmojmë kur personat nga Italia ia besonin paratë agjencive të transportit me autobus që vinin në Shqipëri. Edhe ky aktivitet, për eliminimin e vështirësive në kalimin e kufijve, është arritur me anë të shkëmbimit të informacionit simultan. Kjo ka lejuar të kryheshin lokalizime me anë të GPS-it dhe shërbimeve të vëzhgimit transkufitare. Kemi arritur të shohim paratë që nga Italia shkonin te shoferët e autobusëve dhe më pas vinin në Shqipëri.”
Sipas tij, fluksi i parave është zbuluar edhe nga provat e mbledhura përmes chat-eve të dekoduara dhe fotografive të nxjerra nga celularët e anëtarëve të grupit. Në to, përveç pamjeve të pakove me para, ishin të dukshme edhe letra të shkruara me dorë, që përdoreshin për të regjistruar kontabilitetin e organizatës kriminale.