Aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet drejtuesi i zetorit në Vlorë
- 12 April, 2025
Policia e Vlorës ka arrestuar një 77-vjeçar si autorin e aksidentit të rëndë të një këmbësoreje 52-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në fshatin Metoq, me Ramadan Sulon që është vënë në prangat e policisë.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë. Shtetasja e dëmtuar ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Aksidentoi rëndë një këmbësore në Sarandë dhe u largua nga vendngjarja, identifikohet dhe vihet në pranga drejtuesi.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. S., 77 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi më datë 11.04.2025, në rrugën e fshatit Metoq, duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet bujqësor (zetor), ka aksidentuar këmbësoren P. Z., 52 vjeçe, banuese në fshatin Gjashtë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar rëndë.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë. Shtetasja e dëmtuar ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ