Meloni “shpall” fitoren e Ramës: Ne do të vazhdojmë të punojmë për të konsoliduar më tej lidhjen midis dy qeverive tona
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka uruar përmes një statusi në rrjetet sociale fitoren e mandatit të katërt të Edi Ramës.
“Dëshiroj t’i dërgoj urimet më të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin e tij si drejtues i qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një vullneti të përbashkët për të përballuar sfidat globale me zgjidhje inovative. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të konsoliduar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë” shkruan Meloni.
Desidero porgere i miei più sinceri auguri al Primo Ministro @ediramaal per la sua riconferma alla guida del governo albanese. La profonda amicizia e la collaborazione strategica che lega le nostre due Nazioni si è ulteriormente rafforzata grazie a iniziative comuni, frutto di un…
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) May 13, 2025