Vrasja e 3 grave, Gjykata dënon me 3 burgime të përjetshme dhe 115 vite burg Dan Hutrën
Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm nga gjykata e Posaçme e Tiranës.
Hutra u dënua për “Vrasjen për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal, në dëm të shtetases Mevlute Zaim Sadiku dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
“Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal, në dëm të shtetases Hasime Hahi Dafku dhe dënimi i tij me burgim të përjetshëm.
“Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c dhe 22 të Kodit Penal, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetases Elena (Alketa) Zaim Hysa dhe dënimi i tij me 35 vjet burgim.
“Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c dhe 22 të Kodit Penal, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetases Kujtime Jakup Hysa dhe dënimi i tij me 35 vjet burgim.
“Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78.2 dhe 22 të Kodit Penal, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetases Marjona Behar Gurakuqi dhe dënimi i tij me 30 vjet burgim.
“Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78.2 të Kodit Penal, dhe dënimi i tij me burgim të përjetshëm, Etleva Petrit Kurti.
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjen”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal dhe dënimi i tij me 5 vjet burgim.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal dhe dënimi i tij me 7 vjet burgim.
“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal dhe dënimi i tij me 3 vjet burgim.