Zyrtarë të përfshirë në skandale/ Rrjetet shpërthejnë në meme: Kërkoj të punësohem pastrues/e në shtëpitë e qeveritarëve
Nga ‘Replika.al’
Përfshirja në skandale e zyrtarëve të qeveërisë Rama, nuk është më një lajm i ri.
Nëse do të bënim një rezyme të mbi 9 viteve pushtet, shifrat e të përfshirëve në afera korruptive, mashtrime e skandale, janë me dhjetëra. Ministra, zv/ministra, deputetë, drejtues, punonjës administrate e zyrtarë të tjerë shtetërorë.
Disa prej tyre vuajnë aktualisht dënimin me burg, disa të tjerë kanë arritur t’i shpëtojnë qelisë, duke përdorur metoda nga më të kamufluarat, dhe disa janë ende nën hetim.
Rastet më flagrante, janë ai i ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, apo më i freskëti, rasti i Alqi Bllakos.
Tahiri vijon të vuajë dënimin për ‘shpërdorim detyre’ në burgun e Fierit, ndërsa Bllako arriti të dalë nga qelia me justifikimin se ka bashkëshorten të sëmurë dhe nuk ka kush të kujdeset për fëmijët.
Nga ana tjetër, një rast që u shndërrua në meme, ishte ai i zv/minstres së Brendshme, Rovena Vodo. Vodo u akuzua për ‘korrupsion’, sepse pasi kishte punësuar një të njohurën e saj, i kishte marrë, ndër të tjera, edhe një arkë peshku.
Rasti më i fundit ishte ai i Drejtoreshës së Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, Viola Sterjo. Ajo u arrestua nga blutë e kryeqytetit, pasi mbi të rëndon akuza e ‘Mashtrimit’.
Pak ditë më parë, Komisariati i Policisë nr. 2 në Tiranë, vuri në pranga Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir. Për ta u vërtetua fakti se në bashkëpunim kishin kryer vjedhje në shifra të mëdha, në një banesë në ‘rrugën e Kosovarëve’.
Vetëm një ditë më parë, rrejetet sociale u bombarduan me meme. U bë e ditur se personi që kishte kallëzuar humbjen e parave në shtëpi, ishte ish-drejtoresha e kabinetit të ish-zv/Kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Prokuroria e Tiranës, krahas arrestimit të nënë e bir, ka hapur edhe një hetim për origjinën e parave të Alda Klosit. Kjo e fundit, duket se e kishte menduar mirë se çfarë do të thonte para organeve të akuzës, nëse do të ndodhte diçka. Prandaj e justifikoi shumën e frikshme si të mbledhur për kurimin e xhaxhait të sëmurë me kancer.
Ky pretendim duket se nuk është marrë aspak i mirëqenë nga ana e organit të akuzës, pasi kjo e fundit nuk i ka ndaluar në asnjë moment hetimet. Duket se kallëzimi i bërë nga ana e zyrtares së lartë shtetërore, ka qenë i nxituar. Kjo sepse për të u hap një kalvar i gjatë.
Sikurse thamë edhe më lart, dje rrjetet ‘gëlonin’ nga postimet ironike, kundër rastit.
Ja disa prej tyre:
Ermal Hamataj/Avokat
Njoftim !
– Pastroj oxhaqe, tuba aspirimi, dushe dhe puse;
– Mbledh mobilje të vjetra, i pastroj dhe zbresë vetë
nga pallati.
Elona Caslli / Shkrimtare
Imagjinoni po të kishte qenë pastruesja te shtëpia e Veliajt?! 🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓
Gëzim Saliu/ Gazetar
Njoftim pune: Kërkohet pastruese, rroga bazë 50 mijë lekë, bonusi shkon deri në 100 mijë euro. Te interesuarit te kontaktojnë me numrat e çdo shefi/e kabineti qeveritar ( preferohen me njohuri të thelluara në procesin e incenerimit)
😉