Janë më të mirë këta të vjetrit!

Nga: Mentor Kikia

Une them qe jane me te mire keta te vjetrit!

Me besoni!

Sepse, kur degjova keto “petalet” e reja, te radhes, te politikes, me duket sikur ky brezi i ri qe ka ambicie politike ka pesuar mutacion genetik.

Eshte trishtuese se si ne kete moshe dhe kaq shume te indoktrinuar, agresive, emocionale….

Perfshirja e te rinjve ne politike duhet te jete nje lajm i mire. Por ne vend te idealizmit, frymes se re, modernitetit, qasjes se re me demokracine, ata nxitojne te shpalosin servilizmin dhe nenshtrimin. Pasi kane mesuar se kjo eshte rruga me e mire per te bere karriere.

Njeri thoshte “jemi petalet e trendafilit te partise”, tjetri thoshte se “partia eshte Dielli, e ne te tjeret jemi planetet qe rrotullohemi rreth tij”…..

Forumet rinore te partive, prej kohesh, me shume sesa mundesi per shpalosjen dhe kultivimin e energjive te reja, kane sherbyer si trampolina interesash. Duke i joshur te rinjte me vende pune e perfitime te tjera. Kjo e deformoi modelin per te rinjte qe enderrojne politiken, duke mos e pare ate ne raport me idealizmin dhe deshiren per te kontribuar ne sherbim te vendit.

Sa trishtim!

Nuk ka mundesi, duhet te na jete prishur fara diku, ne ndonje faze te evolucionit njerezor.