Stuhia e borës tanimë është intesifikuar në Kaliforni ku disa pjesë të Los Anxhelosit rregjistruan rreshje bore që nuk ishin parë që 30 vjet më parë.
Autoritetet paralajmëruan banorët që të mos udhëtojnë pasi disa autostrada janë mbyllur për shkak të akullit që është i pranishëm dhe mjegullës. Zyrtarët paralajmëruan për përmbytje edhe në disa qarqe të Los Anxhelosit. Një pjesë e madhe e familjeve dhe bizneseve vijojnë të jenë pa energji elektrike për shkak të rrëzimit të shtyllave të tensionit.
Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se bora do të jetë prezente përgjatë gjithë fundjavës. San Francisko shënoi temperaturën më të ulët pas 132 vitesh -39 gradë Celsius. Miliona banorë në Golden State janë nën paralajmërime për stuhi, erë dhe përmbytje.
Videot e mediave sociale treguan majat e kodrave në Berkeley Hills të zbardhura. Gjithashtu stuhia e borës ka prekur edhe Portland, Oregon, Cascades dhe Sierra Nevada. Edhe para stuhisë së fundit, pjesa më e madhe e Kalifornisë kishte përjetuar një dimër me shi, të ftohtë që shkaktuan përmbytje të katastrofike ku 22 persona humbën jetën.
Ndërkohë, pjesa më e madhe e SHBA-së jugore po përjeton temperatura jashtëzakonisht të larta për këtë periudhë të vitit. Lexington, Kentucky dhe Nashville, Tennessee kanë rregjistruar temperature mbi 35 gradë Celsius.