Të shtëna me armë në një shkollë në Suedi, plagosen pesë persona

Pesë persona janë plagosur gjatë një sulmi me armë zjarri në një shkollë në qytetin Örebro, Suedi, rreth orës 13:00 me orën lokale. Ngjarja ka shkaktuar alarm dhe masa të forta sigurie në zonë.

Sipas raportimeve të BBC, ngjarja ka ndodhur 200 kilometra në perëndim të Stokholmit. Autoritetet suedeze kanë reaguar menjëherë, duke e cilësuar situatën si një rast të rëndë.

Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer, e ka cilësuar situatën “shumë serioze”, duke theksuar se qeveria është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet për të monitoruar zhvillimet.

Policia suedeze ka njoftuar se incidenti po hetohet si një tentativë vrasjeje dhe vepër e rëndë me armë zjarri. Për arsye sigurie, nxënësit e shkollave përreth po mbahen brenda deri në përfundimin e hetimeve.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet ose autorin e sulmit.