Furnizimi me tanke amerikane Abrams në Ukrainë dhe ato gjermane “Leopard” është një plan i dështuar në aspektin teknologjik, aftësitë e tyre janë mbivlerësuar shumë dhe ata do të digjen” në Ukrainë si të tjerat, tha zëdhënësi i Kremlinit.
“Ne kemi përsëritur se këto tanke do të digjen si gjithë të tjerat, kushtojnë shumë dhe e gjithë kjo do të bjerë mbi supet e taksapaguesve europianë para së gjithash. Amerikanët, si gjithmonë, të paktën do të mbeten vetëm, “tha Dmitry Peskov.
Dhe duke komentuar lajmet për orën e Apokalipsit, ai theksoi se nuk ka asnjë shenjë lehtësimi, ka tensione shqetësuese.
“Është absurde të argumentohet se siguria e Europës mund të sigurohet nga vazhdimi i luftës në Ukrainë. Kievi është i përfshirë në organizimin e sulmeve terroriste,” theksoi ai.
Raportimet se SHBA dhe Gjermania po përgatiten të dërgojnë tanke të rënda në Ukrainë, në një lëvizje që do të forcojë përpjekjet e forcave të Kievit për të larguar pushtuesit rusë nga territoret e pushtuara, kanë shkaktuar zemërim në mediat shtetërore ruse.
Në fakt, Vladimir Solovyov i bëri thirrje Moskës të bombardonte Gjermaninë dhe Bundestagun në shenjë hakmarrjeje, duke përdorur retorikën e tij të zakonshme të pabazë për nazizmin.
https://twitter.com/francis_scarr/status/1618010872995270657?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1618010872995270657%7Ctwgr%5E9e5ef2ad7ffd850e53aaaa97b405565b846b92b3%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fgjermania-konfirmon-dergimin-e-tankeve-ne-ukraine-reagon-kremlini-plan-i-deshtuar-do-te-digjen%2F
Sipas një videoje të emisionittë postuar në mediat sociale nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr, Solovyov tha se “gjermanët duhet të dinë se cilët liderë të rinj nazistë kanë ngritur dhe sjellë në pushtet”.
Dhe duke vazhduar delirin e tij, ai shtoi: “Bastardë nazistë!’ Në të njëjtën kohë, një raport i gazetës spanjolle El Pais thotë se qeveria e Pedro Sanchez po përgatitet të dërgojë tanke në Ukrainë.
Vendet që po përgatiten të dërgojnë tanke në Ukrainë janë: SHBA, Gjermani, Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Norvergjia dhe Finlanda.