Policia e Shkodrës ka arrestuar Aleksandër Mëhillin, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen ku mbeti i vrarë Valter Fjerza, ngjarje e ndodhur në shtator 2023.
Policia thote se 22-vjeçari ishte shpallur në kërkim i dyshuar si bashkëpunëtor në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, mbeti i vrarë me armë zjarri Valter Fjerza.
“Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet në rrugë në fshatin Dobraç, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin A. M., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri”, sqaron policia.
NGJARJA
Shkak i konfliktit ishte bërë debati për parkimin e një automjeti. Sipas dosjes hetimore, njëri nga vëllezërit Mëhilli, Klodjan Mëhilli, në konflikt e sipër ka nxjerrë një armë zjarri pistolete duke ja vendosur në gjoks, Klevis Fjerzës. Në këtë moment kanë ndërhyrë dy shokët e këtij të fundit Gjok Qukaj dhe Agostin Lugaj, duke bërë të mundur heqjen e pistoletës nga dora e Klodjan Mëhillit. Këtë armë, ata e kanë hedhur rreth 60 metër larg vendit të ngjarje, me qëllim për të shmangur ndonjë pasojë më të rëndë. Valter Fierza është nisur në drejtim të ngjarjes me automjetin foristradë “Nissan Navara”. Por, në të njëjtën kohë, pasi Klodjan Mëhillit,i ishte nga duart arma pistoletë, ai ka shkuar në makinën e tij, dhe ka marrë një armë tjetër automatike kallashnikov, të cilën e mbante në automjetin foristradë. Pikërisht me kallash, Mëhilli ka qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga Valter Fjerza, ku si pasojë e të shtënave, ky i fundit mori nje plumb në kokë, duke humbur jetën në vend. Pas kryerjes së krimit tre vëllezërit Mëhilli dhe dy kushërinjtë e tyre Aleksandër Mëhilli dhe Enton Dushaj, u larguan nga vend i ngjarjes.
Njoftimi i policise
Operacioni nga Forca e Posaçme Shqiponjat .
Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet në rrugë në fshatin Dobraç, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin A. M., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 21 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
22-vjeçari ishte shpallur në kërkim i dyshuar si bashkëpunëtor në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.F.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet prerës (thikë) që e kishte me vete.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.