Vrasja e 23-vjeçarit në Fier, vëllai i viktimës: Autori i përndiqte, urdhri i mbrojtjes nuk funksionoi

Niko Bakaj, vëllai i 23-vjeçarit Xhim Bakaj i cili u vra nga ish-bashkëshorti i bashkëjetueses, ka rrëfyer ekskluzivisht për “Jetë Shqiptare” detaje nga ngjarja e rëndë.

Në intervistën e dhënë për gazetaren Aida Topalli, Niko Bakaj u shpreh se autori, Xhuliano Mihaj, i përndiqte vazhdimisht dhe i kërcënonte. Ai thekson se edhe pse i vëllai ishte pajisur me urdhër mbrojtje, nuk ka funksionuar.

E dija që ishte në një lidhje, por nuk e dija që ishte në konflikt të tillë. Me vajzën, Xhesildën ishte shumë i lidhur, por nuk e dija që kishte kaq probleme me këtë person. Të gjitha kërcënimet tani i kam marrë vesh, mesazhe në telefon, foto. Janë zënë edhe në polici. Ai i shkonte i rrinte poshtë te shtëpia, i rrinte me thikë te dera, i përndiqte. Me datë 1 vëllai kishte urdhër mbrojtje, kishin bërë kallëzime, por policia nuk ua mori për bazë fare. Edhe urdhrin e mbrojtjes që kishte vëllai im nuk funksionoi”, u shpreh ai.

Ngjarja ndodhi më 5 korrik në lagjen “11 Janari”, në Fier, ndërsa Xhuliano Mihaj është lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *