Finale mbretërore në Euro2024, Anglia sfidon Spanjën në Berlin

Finale totalisht mbretërore do të jetë ajo e edicionit të 17-të në Kampionatit Europian. Anglia vuajti për të eliminuar me përmbysje 2-1 Holandën, duke prerë kështu biletën për në fazën e fundit të Euro2024, aty ku e pret Spanja.

Edhe pse e gjetën veten në disavantazh të një goli pas 7 minutash lojë, anglezët arritën të gjenin fitoren. Xavi Simons realizoi pasi rrëmbeu topin në mbrojtjen kundërshtare për të shënuan golin e dytë më të shpejtë në këtë fazë të një kampionati Europian. Gjithsesi, reagimi i Anglisë ishte i shpejtë. Harry Kane fitoi penallti në të 18-ën minutë.

Nga 11 metërshi, ishte vetë kapiteni anglez ai që u tregua i saktë për tu bërë lojtari i tretë më më shumë gola në këtë kompeticion. Deri më tani ai ka shënuar 6 herë në 17 paraqitjet e tij, duke qënë edhe lojtari më më shumë prezenca tek Anglezët.

Pavarësisht rasteve, pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa në fraksionin e dytë, teknikët ndërhynë nga stoli. Zgjedhja e Ëatkins në vend të Kane rezultoi efikase për Gareth Southgate. Në pak prekje të tij të topit, sulmuesi shënoi për të dërguar Anglinë për herë të dytë radhazi në finalen e Europianit. Akti final do të luhet këtë të dielën në Berlin

Check Also

Ekzekutoi shqiptarin në Greqi në 2010, arrestohet pas 14 vitesh Dritan Hoxha

Pas 14 vitesh në arrati është arrestuar Dritan Hoxha, i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *