Votoi dy herë në zgjedhjet vendore, Prokuroria e Fierit …
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin H.Gj për veprën penale ‘Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.
Në kuadër të procedimit penal nr.108 tëvitit 2023,në përfundim të hetimeve për këtë procedim penal, prokuroria ka marrë të pandehur shtetasin H.Gj.,dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq, pasi u provua se,në zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë Lushnjë të zhvilluara në datën 06.03.2022, i pandehuri H.Gj. ka votuar dy herë në qendrën e votimit ZAZ 54 Dushk, Bashkia Lushnjë.
Nga procesi i kryqëzimit të të dhënave të pajisjes elektronike të identifikimit të zgjedhësve (PEI), të vendosur në çdo Qendër Votimi të Republikës së Shqipërisë, ka rezultuar se, i pandehuri ka votuar herën e parësi komisioner i KQV në QV 2818, ZAZ 54, Dushk,bazuar në nenin 58 të Kodit Zgjedhor, dhe herën e dytë në QV 2817, ZAZ 54, Dushk,si banor.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.