U vra dje në Fier përcillet nesër për në banesën e fundit efektivi i policisë pjesë e ‘Shqiponjave’.
Efektivi dyshohet se u vra nga Azgan Mernica, i cili shoqërohej nga nëna e tij në makinë, kur ndodhi krimi. Pak pas ngjarjes, autori i dyshuar u arratis.
Efektivi Novruz Canaliaj kishte vetëm 2 vite që ishte bërë pjesë e forcave Shqiponja, ndërsa 1 muaj më parë edhe ishte martuar. Por një plumb në kokë i mori jetën dje në vendngjarje, ndërsa dyshohet se mes tij dhe autorit ka pasur konflikte.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ