E pazakontë! Rrengu për Instagram përfundon në martesë të vërtetë, gruaja kërkon anulimin. Influencuesi e mashtron duke…

Një grua në Australi zbuloi se një ceremoni martesore që mendonte se ishte rreng për Instagram ishte në fakt një martesë e vërtetë. Ngjarja e pazakontë përfundoi në gjykatë, ku martesa u anulua pasi u vërtetua se gruaja ishte mashtruar.

E gjithë historia filloi në shtator 2023, kur gruaja takoi partnerin e saj përmes një platforme takimesh. Dy muaj më vonë, ai i propozoi dhe ajo pranoi. Megjithatë, ceremonia në Dhjetor, e organizuar në Sidnej, rezultoi një mashtrim. Partneri i saj, një influencer me mbi 17,000 ndjekës, e bindi se kjo ishte një ceremoni e rreme për të krijuar përmbajtje në Instagram.

Gruaja pranoi të merrte pjesë, duke besuar se nuk ishte martesë civile. Por dy muaj më pas, kur partneri i kërkoi ta përfshinte në aplikimin e saj për rezidencë të përhershme, ajo zbuloi se martesa ishte e ligjshme. Dokumentet tregonin se certifikata e martesës dhe aplikimi për martesë ishin dorëzuar pa dijeninë dhe firmën e saj.

Në gjykatë, gruaja deklaroi se ishte mashtruar dhe se partneri kishte vepruar për përfitime personale. Ndërkohë, ai pretendoi se të dy ishin dakord për ceremoninë. Gjyqtari vendosi në favor të gruas, duke theksuar se ajo nuk kishte dhënë pëlqimin e saj të vërtetë dhe se ishte mashtruar.

Në tetor 2024, martesa u anulua zyrtarisht, duke i dhënë fund një historie që filloi si një rreng dhe përfundoi si një makth për gruan.