Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Çdo sulm ndaj aleancës do të marrë përgjigje shkatërruese!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka lëshuar një paralajmërim të fortë për Kremlinin, duke deklaruar se çdo sulm rus ndaj vendeve anëtare të NATO-s do të përballet me një reagim shkatërrues nga aleanca.

Deklarata u bë gjatë vizitës së tij në Poloni, ku u takua me kryeministrin polak, Donald Tusk. Ky i fundit theksoi rëndësinë e angazhimit të NATO-s për mbrojtjen e vendit, ndërsa Rutte e mbështeti duke shtuar: “Reagimi ynë do të jetë shkatërrues. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për Vladimir Putin dhe për këdo tjetër që mendon të sulmojë vendet anëtare të NATO-s.”

Paralajmërimi vjen në një kohë tensionesh të larta, pasi Rusia ka intensifikuar sulmet në Ukrainë. Ndërkohë, Kremlini ka bërë të ditur se nuk do të pranojë një armëpushim të plotë pa heqjen e sanksioneve perëndimore.

Comments

Leave a Reply