“Qëlluan me armë drejt automjetit tim”- Çfarë ndodhi gjatë natës në Shkodër, një shtetas telefon policinë dhe…

Një persona ka telefonuar sallën operative në Shkodër se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në vendin e quajtur Stom Golem.

Shtetasi me iniciale S. K., dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij, ndërsa nuk janë raportuar dëme materiale në mjet.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S.K, ka telefonuar në Sallën Operative se në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri i cili dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij. (Pa shkaktuar dëme materiale në automjet).

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.