Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar sërish, duke thënë se nëse Ukraina merr armë bërthamore, atëherë Moska do të përdorë të gjitha mjetet e shkatërrimit kundër saj.
Putin komentoi një artikull të New York Times dhe një raport që citonte zyrtarë perëndimorë që thoshin se Joe Biden mund t’i jepte armë bërthamore Ukrainës përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë.
Duke folur në një samit ku morën pjesë vendet aleate të ish-Bashkimit Sovjetik në Astana të Kazakistanit, presidenti rus theksoi se nuk do të lejojë që Ukrainës t’i jepen armë bërthamore.
“Nëse kjo ndodh,” vazhdoi ai, “ne do të përdorim çdo mjet shkatërrimi që kemi në dispozicion.”
Putin theksoi gjithashtu se është praktikisht e pamundur që Ukraina të përdorë armë bërthamore.