Katedralja “Notre-Dame” do të hapë dyert e saj me datë 7 dhe 8 dhjetor, që të presë vizitorë jo vetëm nga Franca, por nga e gjithë bota.
“Notre-Dame” e re hapet pas rreth 5 viteve, kur në vitin 2019 u përfshi nga flakë massive, të dyshuara në mënyrë aksidentale.
Ceremonia e rihapjes më 7 dhe 8 dhjetor do të jetë kryesisht vetëm me ftesë, por ato do të transmetohen në televizion dhe njerëzit do të mund të mblidhen përpara katedrales.
Duket se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e mbajti premtimin e dhënë, që brenda 5 viteve të bëhej restaurimi i xhevahirit francez, një premtim që asokohe u duk i përshpejtuar e i paarritshëm, kjo për shkak të dëmeve të mëdha që pasuan në katedrale.
Gjithçka ndodhi mbrëmjen e 15 prillit 2019, kur e gjithë bota dëshmoi “Notre-Damen” të pushtuara nga flakët , teksa rreth 600 zjarrfikës luftuan për shuarjen e flakëve për 15 orë.