Deputetja Monika Kryemadhi nuk do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.
Ajo ka marrë leje nga SPAK, pasi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me arsyet e vizitës të cilat ende nuk dihen.
Masa ndaj Kryemadhit është caktuar pas bashkimit të dosjeve nga SPAK për çështjen CEZ-DIA, lobimin në SHBA të ish-LSI-së, si dhe hetimin pasuror ndaj tyre.
Ndaj saj janë ngritur akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Ditën e sotme në SPAK nuk do të paraqitet as Sali Berisha, pasi ai ndodhet në Gjermani, ku do të marrë pjesë në kongresin elektoral.