Policia e Shtetit, Drejtoria e Antiterrorit është ngritur në këmbë këtë mëngjes me një email që ka mbërritur. Në email janë përhapur thirrje terroriste…
Replikë do ta mbajë ende diskret email e mbërritur, për shkak të sensacionit të madh që ka.
Duket se ka të bëjë me një grup terrorist që tenton të përhapë frikë dhe panik, me mesazhe denigruese ‘gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla, ne do të ….’.
Ndërkaq, Krimi Kibernetik në Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve që kanë dërguar e-mailin në fjalë, ndërsa në çdo shkollë të vendit janë marrë masa. Burime bëjnë me dije për Replikë se në shkollat e Tiranës, rezulton se ka prani të shtuar policore dhe se pas kontrolleve në ambientet e institucioneve arsimore, mësimi ka vijuar normalisht.
Ndër të tjera Policia e Shtetit garanton se nuk ka vend për panik te mësuesit, nxënësit apo prindërit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ