Hekuran Gjoni ka zbuluar dinamikën e ngjarjes që përfundoi në tragjedi familjare. Para hetuesve 74-vjeçari ka treguar momentet që e shtynë të godas me thikë djalin e tij që më pas humbi jetën.
Dëshmia e 74-vjeçarit Hekuran Gjoni:
“Asimi më tallte prej shumë kohësh. Mbrëmë në darkë po hanim bukë në tavolinë. Ai filloi sërish të më tallte dhe u acarova, e iu ngrita dhe i gjuajtja me shpullë gjatë debatit. Më pas djali u ngrit edhe ai dhe më goditi, dhe unë u rrëzova pastaj. Më pas ndërhyri vajza ime ku i bërtiti Asimit pse e godite babin. Asimi më pas goditi dhe të motrën. Në këtë moment mu errësuan sytë dhe u ngrita, mora thikën dhe e godita djalin. Situata më doli jashtë kontrollit. Nuk doja ta vrisja djalin.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ