Terrori në Malësi të Madhe, zbardher ngjarja: Dy të rinj hapin zjarr me 100 plumba sepse kishin shkuar të vidhnin, por…

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe, ku dy persona hapën zjarr me rreth 100 plumba gjatë një tentative për vjedhje.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, autorët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për dy të rinj, 22 dhe 27 vjeç, të cilët kishin shkuar në fshat me qëllim vjedhjen, por janë pikasur nga tre banorë të zonës. Pasi u përballën me ta dhe debatuan, gjatë largimit ata kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik në zonë.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasit E.V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, dhe R.Z(P)., 27 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.