Dy persona janë arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se janë autorë të një tentative për vjedhje sende dhe vlera monetare në Kishën e Ksamilit, si dhe për ushtrimin e dhunës ndaj rojes së kishës.
Në kuadër të operacionit të koduar “Fortuna”, autorët, Ermal Shkëmbi dhe Gentian Murati, u kapën falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të rendit. Ata dyshohet se janë përgjegjës për vjedhjen e 5 banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq.
Policia vazhdon hetimet për të zbardhur të tjera detaje të veprimtarisë kriminale të këtyre personave, ndërsa dy të arrestuarit janë vënë në pranga dhe pritet që të dalin para gjykatës për veprat e kryera.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ