“Më shkatërrove jetën, je një ku*vë”, PRAPASKENAT e zënkës mes Ikardit dhe Uanda Narës!

Telenovela Mauro Ikardi-Uanda Nara nuk ka fund dhe është plotësuar së fundmi me një tjetër kapitull pas denoncimit të modeles ndaj bashkëshortit të saj për dhunë në familje, duke kërkuar që futbollisti t’i qëndrojë larg.

Ikardi ka përgënjeshtruar gjithçka me një postim në rrjetet sociale, teksa pretendon se nuk ka kryer asnjë akt ndaj Uanda Narës kur ka shkuar ta vizitojë atë dhe fëmijët e tij në Argjentinë.

Por në mediat argjentinase, televizioni “America TV”, insiston se mes tyre ka pasur edhe fyerje të shumta në momentin kur janë përplasur në apartamentin në Buenos Aires.

Mauro i tha asaj ‘Më shkatërrove jetën. Për fajin tënd u dëmtova. Je një ku*vë. Je një nënë e keqe, je një gënjeshtare”. Dhe pastaj e trajton si prostitutë”, siguronin në emisionin e njohur televiziv “Intrusos”.