Kush është Elis Rroshkodoli ?!/Në kërkim për plagosje dhe i akuzuar për grup të strukturuar kriminal

Kush është Elis Rroshkodoli?

Viktima Elis Rroshkodol ishte me precedent penal të mëparshëm lidhur me disa vepra penale. Fillimisht në 2014 Elis Rroshkodoli është arrestuar me dhjetra persona të tjerë mes tyre edhe shqiptarë pasi akuzoheshin si grup i strukturuar kriminal sa i takon numrit të madh të vjedhjeve që kishin kryer në Belgjikë.

Më tej edhe në vitin 2023, mediat belge raportuan se një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga Policia rumune pasi ka plagosur rëndë pronarin e një klubi nate në Bukuresht të Rumanisë.

Më vonë u zbulua se bëhej fjalë për Elis Rroshkodolin, ai dyshohet se gjatë një konflikti me pronarin e një klubi nate ka nxjerrë thikën dhe e ka plagosur më tej ai është arratisur.

Mediat e huaja shkruajtën për arratin e shqiptarit i cili u dyshua se mund të kishte udhëtuar ilegalisht drejt Stambollit, por këto mbetën informacioneve të pakonfirmuara nga Policia.

Elis Rroshkodoli mbeti viktimë e një atentati të regjistruar mesditën e së premtes në Shkodër. Ngjarja e rëndë u regjistrua në në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në Shkodër në zonën e ‘Zdrales’, brenda ambienteve të një lokali. Viktima dyshohet se është qëlluar nga një distancë e afërt teksa ishte duke konsumuar një kafe. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur një grup të posaçëm hetimor sa i takon zbardhjes së detajeve.

Viktima në Shkodër mësohet se ka qenë më një tjetër person në pjesën e jashtë të lokalit. Autori i maskuar, është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me 17-18 plumba. Nga vendi i ngjarjes autori është larguar me një automjet. Të atin, Kujtim Rroshkodoli ia kanë vrarë në 1997-ën. Sipas policisë njihej si njeri problematik. Gjatë viteve të fundit ai ka qëndruar jashtë vendit. Rreth 10 vite më parë dyshohet se ka plagosur 2 vëllezër në Shkodër.