Detaje të reja nga atentati në Shkodër/ Vritet me armë zjarri brenda në një lokal Elis Rroshkodol ,i arrestuar më parë për grabitje në Belgjikë

Dalin detaje të reja nga vrasja në Shkodër. Elis Rroshkodol është ky personi në foto 36-vjeç është vrarë me armë zjarri në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në Shkodër në zonën e ‘Zdrales’. Vrasja ka ndodhur brenda në një lokal.

Emri i 36-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penal pasi në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit. Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.

Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër. 

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje. 

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia.

 

Kush është Elis Rroshkodoli?

Viktima Elis Rroshkodol ishte me precedent penal të mëparshëm lidhur me disa vepra penale. Fillimisht në 2014 Elis Rroshkodoli është arrestuar me dhjetra persona të tjerë mes tyre edhe shqiptarë pasi akuzoheshin si grup i strukturuar kriminal sa i takon numrit të madh të vjedhjeve që kishin kryer në Belgjikë.

Më tej edhe në vitin 2023, mediat belge raportuan se një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga Policia rumune pasi ka plagosur rëndë pronarin e një klubi nate në Bukuresht të Rumanisë.

Më vonë u zbulua se bëhej fjalë për Elis Rroshkodolin, ai dyshohet se gjatë një konflikti me pronarin e një klubi nate ka nxjerrë thikën dhe e ka plagosur më tej ai është arratisur.

Mediat e huaja shkruajtën për arratin e shqiptarit i cili u dyshua se mund të kishte udhëtuar ilegalisht drejt Stambollit, por këto mbetën informacioneve të pakonfirmuara nga Policia.

Check Also

Erdogan dënon nga Tirana sulmet izraelite: Qeveria e Netanyahut nuk ka ndërmend të vendosë paqe në rajon

  Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, nga Xhamia e Namazgjasë në Tiranë, ka dënuar sulmet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *