I akuzuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit për vepën penale “Dhunimi”, kapet në Dibër dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi në Kosovë 25-vjeçari.
Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe mirëkoordinimit të punës, ndërmjet strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja në Maqellarë dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Seladin Ramanaj, 25 vjeç, banues në Prizren, Kosovë.
Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunimi” , parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 25-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ