Olldashi: Me shpresë e besim, kjo rini do të jetë ajo që do sjellë fitoren në 2025

Në përkujtim të 8 Dhjetorit 1990, Ditën e Rinisë, FRPD marshon për të nderuar aktin heroik të studentëve që ndezën flakën e demokracisë në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Glauk Olldashi, u shpreh se gjatë rrugëtimit tonë kemi kaluar shumë vështirësi, kemi pasur më shumë sfida se arritje, më shumë pengesa se mbështetje e kemi kaluar shumë ditë të vështira, por nuk jemi dorëzuar.

‘Më bëhet shumë qejfi që jemi sot këtu bashkë dhe për të rinjtë që na janë bashkuar kohët e fundit, faleminderit që u bëtë pjesë e jona. Sot është dita që secili nga ne duhet të falenderojë veten për atë që besoj, dhe duhet të falenderojmë njëri-tjetrin për atë që besojmë ne të gjithë së bashku. Gjatë rrugëtimit tonë kemi kaluar shumë vështirësi, kemi pasur më shumë sfida se arritje, më shumë pengesa se mbështetje e kemi kaluar shumë ditë të vështira. Duke nisur që nga 2013, 2017, 2021 e deri më sot por ne kurrë nuk kemi menduar se tashmë nuk vlejmë më.

Është ky forum që e ka shtyrë partinë tonë në çdo fitore që ajo ka pasur, është ky forum që e solli në 2005 në pushtet e kjo rini solli demokracinë. Me shpresë e besim, kjo rini do të jetë ajo që do sjellë fitoren në 2025, jo vetëm për ne, por për të gjtihë moshatarët tanë që janë larguar nga vendi apo për ata që ndoshta nuk besojnë te ne apo forca jonë politike’. tha Glauk Olldashi, djali i deputetit të ndjerë të PD, Sokol Olldashi.