Flamuri shqiptar ngrihet në New York/ Kryetari i bashkisë Eric Adams, ceremoni për 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Në faqen zyrtare të bashkisë së New York, shkruhet se eventi nxori në pah vlerësimin për diversitetin e qytetin që investon për të ardhmen e tij.

Ndërkohë për këtë ka reaguar edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, i cili thotë se ‘shqiptarët vazhdojnë të lartësojnë emrin dhe trashëgiminë tonë kombëtare, duke na bërë krenar kudo ku ndodhen’.

Postimi i Bushatit

Ngritja e flamurit shqiptar me Eric Adams, kryetarin e Bashkisë së NYC, #ËallStreet, në mes të ‘kryeqytetit’ të botës.

Festat e Nëntorit janë një moment krenarie për çdo shqiptar, duke na kujtuar historinë dhe sakrificat tona për liri.🦅

Në këtë frymë, festuam #bashkë me komunitetin shqiptar në #USA & me personalitete si Imam Tahir Kukaj, Mark Gjonaj, Emina Çunmulaj, Fadil Berisha dhe Suela Janina, të cilët janë ambasadorë të shkëlqyer të kombit tonë.✨

Shqiptarët vazhdojnë të lartësojnë emrin dhe trashëgiminë tonë kombëtare, duke na bërë #krenar kudo ku ndodhen!