Doli për kafe dhe s’u kthye më! I riu nga Gramshi zhduket në rrethana misterioze, familjarët kërkojnë ndihmë: Erdhi nga Gjermania për…

Një 35-vjeçar me origjinë nga Gramshi është zhdukur në rrethana misterioze që prej dy ditësh.

Familjarët e të riut Ermal Shaliu kanë kërkuar ndihmë nga emisioni “Me Zemër të Hapur” në News 24.

Ata thonë se 35-vjeçari u zhduk dy ditë pasi ishte kthyer nga Gjermania. Pasi u kthye nga Gjermani 35-vjeçari qendroi te shtëpia e motrës dhe te kushëriri në Tiranë, por më pas u zhduk.

“Ermali erdhi ditën e shtunë nga Gjermania, sepse kishte shfaqur probleme depresioni…është tip i mbyllur zakonisht…pas dy ditesh në Shqipëri doli për kafe dhe nuk u kthye më”, tha kushëriri i Ermalit për emisionin “Me Zemër të Hapur” nën moderimin e Evis Ahmetit.

Sipas kushëririt, 35 vjeçari kishte një vit e gjysmë që punonte në Gjermani si inxhinier elektrik.

35 vjeçari ka pasur shqetësime të cilat ka dashur t’i konsultojë me një mjek psikiatër në Shqipëri. Por sapo u kthye, ai qëndroi vetëm dy ditë në shtëpinë e kushëririt të tij, por në orët e para të mëngjesit të datës 25 ai u largua në mënyrë të papritur. Familjarët denoncuan zhdukjen e tij dhe kërkojnë ndihmë për të gjetur të riun.

“ E morëm në Shqipëri për me mirë, i kishim lënë dhe një takim dje më psikiatren”, tha kushëriri. Kushëriri tha se familja e Ermalit jeton prej vitesh në Greqi.