Familja e kishte shpallur të zhdukur! Gjendet i pajetë 35-vjeçari në Durrës, dyshohet se…

Një 35-vjeçar, i cili rezultonte i zhdukur, është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në fshatin Pjezë Shijak të Durrësit.

Uniformat blu bëjnë me dije se sot rreth orës 19:00 në fshatin Pjezë Shijak, në një pemë në anë të rrugës është gjetur dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas familjarëve të tij dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Familjarët e të riut Ermal Shaliu kanë kërkuar ndihmë nga emisioni “Me Zemër të Hapur” në News 24.

Ata thonë se 35-vjeçari u zhduk dy ditë pasi ishte kthyer nga Gjermania. Pasi u kthye nga Gjermani 35-vjeçari qendroi te shtëpia e motrës dhe te kushëriri në Tiranë, por më pas u zhduk.

“Ermali erdhi ditën e shtunë nga Gjermania, sepse kishte shfaqur probleme depresioni…është tip i mbyllur zakonisht…pas dy ditesh në Shqipëri doli për kafe dhe nuk u kthye më”, tha kushëriri i Ermalit për emisionin “Me Zemër të Hapur”.

Sipas kushëririt, 35 vjeçari kishte një vit e gjysmë që punonte në Gjermani si inxhinier elektrik.

35 vjeçari ka pasur shqetësime të cilat ka dashur t’i konsultojë me një mjek psikiatër në Shqipëri. Por sapo u kthye, ai qëndroi vetëm dy ditë në shtëpinë e kushëririt të tij, por në orët e para të mëngjesit të datës 25 ai u largua në mënyrë të papritur. Familjarët denoncuan zhdukjen e tij dhe kërkojnë ndihmë për të gjetur të riun.

“ E morëm në Shqipëri për me mirë, i kishim lënë dhe një takim dje më psikiatren”, tha kushëriri. Kushëriri tha se familja e Ermalit jeton prej vitesh në Greqi.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.11.2024, rreth orës 19:00, në fshatin Pjezë Shijak, në një pemë në anë të rrugës është gjetur dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas familjarëve të tij dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.