Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho e konsideron tepër të luftuar sfidën me Republikën Çeke. Ai pranon se në favorin e rivalëve janë pikët, ndërsa në atë të kuqezinjve, mbështetja e tifozëve.
Ajeti – Respekt për Ajetin që ka bërë dy Europian shumë të mirë me skuadrën.
ÇEKIA – Ata kanë një avantazh të vogël, pasi kanë një pikë më shumë. Nesër duhet të futemi në fushë për të marrë 100% tonë. Luajmë para tifozëve tonë dhe ky mund të jetë avantazhi ynë Është një skuadër shumë e fortë. Trajnerin e kanë shumë inteligjent, por edhe futbollistë shumë të mirë fizikisht. Ne do të futemi në fushë me lojën tonë dhe me cilësitë tona shumë të mira teknike. Do të shikojmë edhe në stërvitjen e fundit se si do të vendosim skuadrën.
SKUADRA – Kemi dy-tre futbollistë që kanë shfaqur probleme. Myrto Uzunu nuk është një numër 9, por shumë i mirë për të luajtur në repartin e sulmit në të gjitha rolet. Kam besim tek këto lojtarë dhe nuk duhet të kemi frikë ndaj kundërshtarit dhe për këtë ndeshje. Do të futemi për të dhënë 100% dhe për të tentuar t’i marrim më të mirën.
RËNDËSIA E SFIDËS – Mbase 90 minutat që do luajmë mund të bëjmë një nga ndeshjet më të mirë të vitit të fundit, nuk është momenti për t’u ankuar, lojtarët janë në gjendje për 100%. E kam thënë pas Europianit është periudhë e vështirë, kombëtaret kanë humbur lojtarë prej dëmtimeve, dhe Çekia ka lojtarë të dëmtuar. Lojtarët nuk kanë pasur pushimet për t’u rikuperuar, unë jam i lumtur dhe kam besim te ato lojtarë që kam. do futemi për të dhënë 100% tonë. Nuk ka frikë nga kundërshtarit apo ndeshjes, hyjmë në fushë për 100%”.
KARTONAT – Nuk jam shumë i shqetësuar për kartonat e verdhë. Nuk ka rëndësi, jam më i fokusuar për lojën. Lojtarët e shikoj që mezi presin për të hyrë në fushë dhe kjo më pëlqen.
PËRBALLJET ME ÇEKINË – Është një ndeshje e ndryshme ajo e nesërmja dhe do futemi në fushë për të marrë atë që duam. Kemi luajtur shumë ndeshje me ta, duke u bërë edhe një derbi. Vendoset nga detajet e vogla. Do të provojmë për të bërë më të mirën.
PESIMI I GOLAVE – Zakonisht kjo ndodh tek të gjitha skuadrat, ku pasi pëson një gol, e ul ritmin dhe nuk ke forcën. Duhet eksperienca në këtë aspekt, diçka që e kemi vuajtur në Europian. Myrto Uzuni, e di që bën më mirë si lojtar i dytë. Në Konverçano e këmi studiuar një futbollist me karakteristikat e Uzunit. Është mjaft i mirë pas sulmuesit.” tha Sylvinho.