E rëndë në Tiranë! Dyshohet se përdhunoi një 23-vjeçare, vendoset në pranga 53-vjeçari

Policia e Tiranë ka vendosur në pranga një 53-vjeçar, i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë.

Në pranga ka rënë 53-vjeçari me iniciale Sh. P., banues në Baldushk.

Sipas bluve, ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

ndaluan me iniciativë shtetasin Sh. P., 53 vjeç, banues në Baldushk, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.