“E nxorëm nga gërmadhat e viteve ‘90”, Rama: Jemi drejt ngjitjes në Evropën e Bashkuar

Kryeministri Edi Rama, në mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste, mbajtur në Parkun Olimpik të Tiranës u shpreh se forca e PS qëndron në aftësinë për të udhëhequr ndryshimin dhe për të vetëndryshuar për rrugëtimin politik të partisë dhe objektivin europian të Shqipërisë.

“Ne, pararendësit e kësaj fuqie elektorale të pandalshme, nuk jemi mundur dhe nuk do të mundemi për sa kohë mbajmë gjallë vizionin dhe ambicien më të madhe për Shqipërinë”, tha Rama, duke theksuar se forca e PS qëndron në aftësinë për të udhëhequr ndryshimin dhe për të vetëndryshuar.

“E nxorëm nga gërmadhat e viteve 90 e më pas e rilindëm. Ju jam mirënjohës nga zemra për praninë tuaj në këtë fushë dhe u rikthyem këtu, e gjithë skuadra e Tiranës tonë jo thjesht në takimin përmbyllës, por në kulmin e një tjetër rrugëtimi 4 vjecar, drejt majës ku ndodhet Shqipëria e Evropës së bashkuar.Nuk besoj te rastësitë, nuk ka rastësi që ne jemi këtu në 9 maj në ditrën e evropës për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe për tëshkuar së bashku me shumicën më të madhe ndonjëherë të shqiptarëve për të firmosur marrëveshjen evropiane, për Shqipërinë në BE”, tha Rama.