Aksident në Fier, kamioni i pret rrugën ambulancës, katër të plagosur në “Kryqëzimin e Vajkanit”
- 7 May, 2025


Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në aksin Fier-Lushnjë, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Vajkanit”, ku një kamion u përplas me një autoambulancë, duke lënë të plagosur katër persona.
Sipas të dhënave paraprake, kamioni dyshohet se i ka prerë rrugën ambulancës, e cila po transportonte një pacient me probleme të shëndetit mendor, babain e tij, një infermier dhe një punonjës policie.
Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të plagosurve është e mirë, përveç punonjësit të policisë, i cili ka pësuar dëmtime në njërën këmbë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ