Komisionerja e BE, Marta Kos: Shqipëria histori suksesi
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas theksoi në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm polak Radosław Sikorski, në mbyllje të konferencës së katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE se Shqipëria është vërtet histori suksesi.
Kryekomisionerja për zgjerim Marta Kos u shpreh se nëse Shqipëria zbaton reformat, ajo do të jetë avokati më i mirë i Shqipërisë në BE.
“Është sa u takon konsensusve më i larti në Europë dhe mes vendeve kandidate dhe duhet për të angazhuar komunitetet sepse duke folur nga përvoja nëse të gjithë qytetarët do të dijnë se cfarë do të sjellë anetarësimi, do të jenë pjesë e BE. Nëse Shqiperia zbaton reformat, unë do të jem avokati juaj më i mirë në BE. Mesazhi im është se e ardhmja është padyshim në BE, ne jemi më pranë arritjes së objetkivave. Suksesi juaj ka ndikim më të gjerë sepse mund t’i tregoni Ballkanit që me punë mund të arrini gjithcka,” tha Kos.