PSG/Messi rikthen PSG-në te fitorja
Lionel Messi rikthen te fitorja PSG-në. Kryeqytetasit kanë harruar shumë shpejt humbjen ndaj Lens, teksa iu imponuan maksimalisht 2-0 Angers. Një përballje e nisur me gol nga ana e kryeqytetasve, me Ekitike që kaloi në avantazh PSG-në pas 5 minutave lojë. 20-vjeçari devijoi saktë një top të hedhur në zonën e vogël për të mposhtur kështu portierin mik. Një gol që mbeti në fuqi deri në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Angers kërkoi golin e barazimit, por ata që shënuan ishin sërish kryeqytetasit. Kombinimet në hyrje të zonës nxorën të lirë Messin, i cili dërgoi me të djathtën topin drejt rrjetës. Argjentinasi i shpëtoi në limite pozicionit jashtë loje për të vulosur fitoren 2-0 të PSG-së.
Messi barazoi Cristiano Ronaldon për numrin e golave të shënuar në 5 ligat kryesore të Europës. 33-vjeçari tashmë ka realizuar 696 gola, 672 prej të cilave me Barcelonën. Deri më tani, Messi ka shënuar 13 gola në 20 ndeshjet e këtij sezoni. PSG kryeson kampionatin me 6 pikë më shumë se Lens dhe është në rrugën e duhur për titull.