Nëse Barcelona kryeson kampionatin, kjo është meritë dhe e disa lojtarëve në pozicione të ndryshme të fushës. Marc-Andre ter Stegen ka treguar siguri këtë sezon, duke mbajtur të paprekur portën në shumë rast. Gjermani ka pësuar vetëm 6 gola në 17 ndeshje, ndërsa mbërritja e Robert Leëandoëski ka rritur produktivitetin në fazën e avancuar. Polaku ka shënuar 35% të golave të Barcelonës në të gjithë garat, ndërsa skuadra e Çavit e ka fokusuar forcën e saj edhe te Ousmane Dembele dhe Pedri.Mesfushori shënoi golin e fitores ndaj Getafe (Hetafe) për ta dërguar në 4 numrin e realizimeve në kampionat, ndërsa gjeti golin edhe ndaj Real Madrid në finalen e Superkupës së Spanjës.
Golat e Pedri kanë qënë tepër efikas për Barcelonën, pasi kanë sjellë pikë vendimtare për skuadrën. Në tre raste, Barcelona ka fituar minimalisht, me golin e 20-vjeçarit që ka rezultuar i fitores ndaj Celta Vigos dhe Getafes në fazën e parë të kampionatit, teksa ndaj Osasunës, Pedri zhbllokoi takimin në fitoren 2-1. Pa golat e tij, skuadra e Barcelonës do të kishte gjashtë pikë më pak në renditje, e përkthyer ndryshe në një vend të dytë, me pikë të njëjta me Real Sociedad. Tashmë spanjolli shpreson që të rikthehet tek goli në Europë. Barcelona sfidon Manchester United në Europa League një rivali që po kalon formë të mirë në javët e fundit.